Elshani: Në balotazh për Drenasin, unë dhe PDK-ja

Aktuale

Elshani: Në balotazh për Drenasin, unë dhe PDK-ja

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 00:45
Rrahim Elshani

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Rrahim Elshani ka thënë se në balotazh në këtë komunë do të shkojë Partia Demokratike e Kosovës dhe ai si kandidat i pavarur.

Elshani i ftuar në emisionin “ Kontakt”, ka thënë se nuk i frikësohet asnjërit nga kandidatët në garën për të parin e komunës së Drenasit.

Ai u ka thënë atyre të “shtrëngohen” në kuptimin se do ti mund të gjithë në këtë garë.

Elshani ka premtuar se paraja e qytetarëve të Drenasit nuk do të keqpërdoret dhe se do të jetë pranë tyre në hallet e problemet që do ti kenë. Ai ka thënë se ka shumë përkrahje të rinisë në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat