Vazhdon dialogu në Bruksel, Asociacioni nuk është temë e bisedimeve

Aktuale

Vazhdon dialogu në Bruksel, Asociacioni nuk është temë e bisedimeve

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 11:02
Ministrja për Dialogun Edita Tahiri

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit do të vazhdojnë sot dhe nesër.

Ministrja për Dialogun njëherit kryenegociatorja Edita Tahiri, ka udhëtuar në Bruksel së bashku me delegacionet përkatëse për të marrë pjesë në takimet e dialogut për çështjet e drejtësisë, telekomit dhe menaxhimit të integruar të kufirit (IBM).

Sipas komunikatës nga zyra e kryeministrisë, në takimet që do të mbahen sot dhe nesër do të bëhet vlerësimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të lartpërmendura dhe obligimet e palëve për këto çështje.

“Përmes këtij njoftimi për media njoftojmë opinionin po ashtu se Marrëveshja për Asociacionin e komunave më shumicë serbe në Republikën e Kosovës, nuk është temë e bisedimeve, fillimi i zbatimit mund të diskutohet vetëm pasi Kosova ta marrë kodin shtetëror nga ITU-ja, më 15 dhjetor 2016, në pajtim me marrëveshjen”, thuhet në fund të komunkatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat