Lladrovci premton kushte më të mira për zejtarët

Aktuale

Lladrovci premton kushte më të mira për zejtarët

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 16:52
Ramiz Lladrovci, fushata

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës së sotme, ka vizituar Qendren Zejtare në Drenas, ku ka biseduar me pronarët e lokaleve të kësaj Qendre dhe zejtarët, lidhur me prokupimet e tyre.

Siç njofton PDK me anë të një komunikate për media Lladrovci u ka thënë zejtarëve se në prioritet e tij si kryetar i Drenasit, do të jenë përmirësimi i kushteve të kësaj qendre dhe nevojat emergjente të saj.

“Çështjet e ngritura nga ju, do të jenë çështje me prioritet, ngase kjo qendër është bazë e ekzistencës së shumë familjeve dhe duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët. Gjelbërimi, ujërat e zeza, parkingu, siguria, ndriçimi dhe nevojat emergjente që ka kjo qendër, do të jenë në agjendën time dhe ndër hapat e parë që do t’i ndërmarr”, u ka thënë Lladrovci punëtorëve të qendrës Zejtare në Drenas. Kandidati  i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës ka vizituar edhe disa lokacione tjera të kësaj komune, duke zhvilluar takime konsultative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat