Mirena: Njerëzit e PDK-së nuk e kanë sigurinë se Drenasin e kanë të tyre

Aktuale

Mirena: Njerëzit e PDK-së nuk e kanë sigurinë se Drenasin e kanë të tyre

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 21:49
Ilir Mirena

Analisti politik, Ilir Mirena ka thënë njerëzit e PDK-së nuk e kanë sigurinë se Drenasin e kanë të tyre.

“Unë po mendoj se as njerëzit e PDK-së nuk e kanë atë sigurinë se Drenasin e kanë të tyre”.

Sipas Mirenës ata nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen vitin tjetër në Drenas.

“Tashmë të gjithë njerëzit e PDK-së i ke në terrn duke lobuar, pasi nuk kanë siguri se cfarë do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen vitin tjetër”.

“Është për keqardhje se për dy mandate pushtetin atje e ka pas PDK dhe gjendja nuk ka ndryshuar për të mirë”.

Varfëria atje është e madhe, socialin e marrin shumë banorë nga ajo pjesë, nuk di se është hapur ndonjë fabrikë”, ka thënë Mirena në emisionin Zona B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat