Zv.ministri i Drejtësisë: Të mos paragjykohet rasti Dehari

Aktuale

Zv.ministri i Drejtësisë: Të mos paragjykohet rasti Dehari

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 23:54
Florian Dushi

"Rasti i vdekjes së Astrit Deharit është i dhimbshëm, por nëse duam që ai të zgjidhet, rasti nuk duhet paragjykuar dhe njerëzit nuk duhet të flasin me emocione e për qëllime politike".

Kështu është shprehur zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, në një paraqitje televizive në Tribuna Channel.

Ai ka thënë se puna e organeve të drejtësisë nuk duhet të paragjykohet, por ato duhet lënë të bëjnë punën e tyre.

Dushi ka shtuar se procesi i hetimeve dhe ai i autopsisë janë transparente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat