Tension në Drenas, Veseli fishkëllehet nga simpatizantët e Naim Bazajt

Aktuale

Tension në Drenas, Veseli fishkëllehet nga simpatizantët e Naim Bazajt

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 21:22
Kadri Veseli

Pak minuta pasi që është tërhequr nga gara për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj, ai ka pritur në një takim para simpatizuesve të tij, kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Të mbledhur në një sallë, ata kanë fishkëllyer kryetarin e partisë, ndërsa Bazës i kanë kërkuar që të mos tërhiqet nga gara.

Një kronikë tregon sikletin në të cilin është ndjerë kreu i partisë, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës para masës të mbledhur në një restorant.

Për ta dëgjuar se çfarë donte të fliste Veseli, kandidati tashmë i tërhequr nga gara u detyrua që t’i lusë simpatizantët e tij për pak qetësi.

Veseli e ka cilësuar këtë si vlerë demokratike. Ata kanë insistuar se e duan Naim Bazajnë për kryetar të Drenasit.

Veseli është deklaruar edhe në Facebook. E ka komentuar ndryshe.

“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua sot, vazhdojmë për t'i garantuar Drenasit perspektivë. Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën”, ka thënë Veseli.

Për televizionin, Bazaj ka thënë se është tërhjekur për të mos e përçarë PDK-në, e për hir të atyre që tashmë janë në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat