Nëna e Deharit tregon ç'lidhje ka familja me drejtorin e Policisë dhe hetuesin e rastit

Aktuale

Nëna e Deharit tregon ç'lidhje ka familja me drejtorin e Policisë dhe hetuesin e rastit

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 22:37
Familja Dehari

Nëna e aktivistët të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka bërë të ditur se drejtori i Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, e ka njohur mirë familjen Dehari.

Njëjtë, Xhemile Dehari ka thënë edhe për hetuesin në rastin e Astritit, i cili vjen nga Presheva, prej nga është edhe ajo vetë.

Ajo ka thënë në "Rubikon" se kjo lidhje është e ndërlidhur me rastin.

“Nexhmi Krasniqi paska qenë ish shofer i KosovaTransit në 81-shin, na paska njoftur familjen shumë mirë sepse ka punuar me kunatin tonë. Hetuesi i Astritit është i Preshevës, edhe unë jam e Preshevës. Këto lidhje le t’i zgjidhin”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat