Hasani: Mbledhja e PDK-së u fokusua në zgjedhjet e Drenasit dhe jemi të bindur se do të fitojmë

Aktuale

Hasani: Mbledhja e PDK-së u fokusua në zgjedhjet e Drenasit dhe jemi të bindur se do të fitojmë

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 14:05
Deputet i PDK-së në Kuvend, Nait Hasani

Nait Hasani, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së, tha se kryesia ka diskutuar për zgjedhjet në Drenas dhe mbarëvajtjen e tyre.

Deputet i PDK-së në Kuvend, Nait Hasani, ka thënë për median se në mbledhjen e thirrur të kryesisë së PDK-së kanë biseduar për mbarëvajtjen dhe mobilizimin e PDK-së në procesin e zgjedhjeve në Drenas.

Ai gjithashtu potencoi se janë të bindur se do të korrin fitore në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat