Lladrovci ish-anëtarëve të VV-së: Nuk jeni nga ata që sulmoni institucionet me armë

Aktuale

Lladrovci ish-anëtarëve të VV-së: Nuk jeni nga ata që sulmoni institucionet me armë

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 12:59
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, ka thënë se ndihet i nderuar që sot anëtarë të degës së Vetëvendosjes në këtë qytet i janë bashkuar PDK-së.

Ai ka thënë se anëtarët e Vetëvendosjes në Drenas janë vëllezër dhe miq të tij. Ai ka thënë se ata ju bashkuan Vetëvendosjes se besuan në vizionin e saj që ishte bashkimi kombëtar, por që tash ka ndryshuar.

“Vetëvendosje dikur kishte një vizion por ju e keni kuptuar se ky vizon ka ndryshuar dhe se ju nuk jeni ata që i gjuani policët tonë, që gjuani gazlotsjellës në Kuvend dhe që sulmon objektet e institucioneve me armë”.

“Ju i bashkoheni vizonit të PDK-së, vizonit emblematik të UÇK-së dhe ndërtimit të shtetit ligjor”, ka thënë Lladrovci.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që për disa pakënaqësi  janë larguar nga PDK të kthehen.

Lladrovci ka thënë se do të sjellë një investitor zviceran që do të hapen 300 vende pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat