PDK njofton se 13 nëndegë të Vetëvendosjes në Drenas kanë kaluar në PDK

Aktuale

PDK njofton se 13 nëndegë të Vetëvendosjes në Drenas kanë kaluar në PDK

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 16:39
Ramiz Lladrovci

Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, sot i janë bashkuar 13 nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qindra anëtarë të kësaj Lëvizje në Drenas.

Siç njofton Zyra për Komunikim e PDK-së, ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, u zotuan se do ta përkrahin fuqishëm kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit.

Rifat Demaku, ish anëtarë i VV-së, tha se arsyeja e largimit të tyre nga Vetëvendosje është, pasi kjo Lëvizje është kapur nga individë e klane, që kanë qëllim marrjen e pushtetit, dhunën dhe mosnjohjen e shtetit të Kosovës.  

“Ne anëtarët e  VV që tash e tutje do të jemi pjesë e PDK-së, emblemës së UÇK-së, sepse kjo parti është shtetndërtuese. Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje ta përkrahim kandidatin  Ramiz Lladrovcin për kryetar të komunës sonë”, tha Demaku.

Në anën tjetër, Ramiz Lladrovci, e mirëpriti aderimin e strukturave dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu uruar mirëseardhje në PDK.

“Ne jemi subjekt politik gjithë qytetarë dhe shembull i respektimit të mendimeve ndryshe. Me PDK-në të gjithë mund të ndjehen kontributdhënës konkret për zhvillimin e Kosovës. Ne garantojmë normalitet dhe punojmë për një shoqëri të qëndrueshme. Përkrahja për PDK-në është përkrahje për forcimin e shtetit tonë”, tha Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat