Vetëvendosje demanton PDK-në në Drenas

Aktuale

Vetëvendosje demanton PDK-në në Drenas

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 18:35
Vetëvendosje

Pas njoftimit të PDK-së se 13 nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qindra aktivistë të saj i janë bashkuar PDK-së në Drenas, Vetëvendosje ka demantuar këtë lajm, duke thënë se ata që kanë kaluar në PDK nuk kanë qenë në strukturë dhe nuk kanë pasur pozita në Lëvizje.

Kryetari i Qendrës për Drenas i Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Elezi ka thënë për KosovaPress se këtu nuk ka asgjë të vërtetë, sepse ata që kanë kaluar në PDK, që një kohë nuk kanë qenë në asnjë strukturë të Lëvizjes.

“Ne jemi të përkushtuar për të ecur përpara. Lëvizja në Drenas po rritet dhe raporti ardhjeve është 10 me 1 në ikje”, cilësoi Elezi.

“I sigurojmë të gjithë aktivistët së Lëvizja është shumë stabile dhe e pa lëkundur përballë klanit pronto dhe të tjerëve”, th ai.

Ndryshe gjatë ditës së sotme PDK ka njoftuar se 13 nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qindra aktivistë i janë bashkuar PDK-së në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat