Zeka: Koqabashat e PDK-së, ky duhet të jetë kryetari i ri i Drenasit

Aktuale

Zeka: Koqabashat e PDK-së, ky duhet të jetë kryetari i ri i Drenasit

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 18:47
Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka ka folur për zgjedhjet në Drenas.

Ai në një shënim në Facebook e ka përshkruar kryetarin ideal për këta komunës, duke mos folur me emra.

"Njeri qe perdore bunduzherin me rrezu ndertime pa leje, ku vetem ne Komoran, do te kete nja dy muaj pune, ndertime te cilat i kane bere koqabashat e PDK se, ata qe jane thirre ne lufte, ne ideale, e ne vuajtje te popullit te kesaj ane", shkruan Zeka.

Shënimi i plotë:

Drenices i uroje fushate te qete

Tani, pothuajse, ka filluar fushata zgjedhore ne komunen e Drenasit. Komuna me e varfer e Kosoves. Komuna ma zibidi, mu shprehe popullorqe.

Deshiroje ta shohe nje kryetar rroqkaman, te drejte, te forte, jo hajne, dhe mbi te gjitha i guximshem. Njeri qe perdore parane publike per interesin e qytetareve. Njeri qe perdore bunduzherin me rrezu ndertime pa leje, ku vetem ne Komoran, do te kete nja dy muaj pune, ndertime te cilat i kane bere koqabashat e PDK se, ata qe jane thirre ne lufte, ne ideale, e ne vuajtje te popullit te kesaj ane.

Deshiroje ta shohe nje kryetar i cili beson para se ne Zot, ne ligj, dhe ne ndershmeri. ne nje kryetar qe nuk blehet nga dy sponzorime te Feronikelit, apo te nje kompanie qe i dergon nje frigorifer, nje telezivor, apo nje pakete me kondoma falas.

Deshiroje ta shohe nje kryetar qe e din se sa shume ka vuajtur ai popull, e sa shume jane tall me te lideret e pasluftes. Te gjithe bashke.

Deshiroje qe kete qyteze, te mos e shoh me si nje lagje te Afganistanit, cfare eshte sot, po si nje fshat evropian te pakten!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat