Kërset “stupci” në PDK-në e Drenasit

Aktuale

Kërset “stupci” në PDK-në e Drenasit

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 20:46
Kadri Veseli e Ramiz Lladrovci në Drenas

Në odën e familjes Demaku, më saktësisht ish-kryetarit Nexhat Demaku ndodhi përplasje fizike.

Haki Xhemajli, komandant i FSK-së kishte shprehur paknaqësinë e tij kur në odën e Demakëve, njerëzit që ishin mbledhur për tubim elektoral, kishin shprehur pakënaqësi me qeverisjen e deritanishme në këtë komunë.

Ai iu kishte thënë atyre që ta mbyllin gojën dhe mos të kundërshtojnë por i ashpër ka qenë reagimi i masës që ishin mbledhur, ku sipas burimeve tona edhe kishe pasur rrahje, ku disa nga të pranishmit kishin sulmuar komandantin Xhemajli.

Po Demaku ka mohuar këto informacione.

Madje sipas Demakut, në shtëpinë e tij, nuk po mbahet e as që do të mbahet ndonjë tubim parazgjedhor i PDK-së.

“Në shtëpinë time PDK-ja nuk ka mbajtur ndonjë tubim e kështu që nuk ka pasur si të ndodhë ndonjë përleshje”, ka thënë Demaku.

Ai ka thënë se prej dorëheqjes së tij, është duke u marrë me drejtësinë për ta dërguar lëndën në Supreme.

Ai nuk ka pranuar të komentoj fushatën për zgjedhjen e kryetarit në Drenas. Ka sqaruar se ka marrë pjesë deri më tani vetëm në dy tubime parazgjedhore në fshatin e tij.

Demaku megjithatë ka shprehur sigurinë që PDK-ja do të fitoj bindshëm në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat