Gjermania mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Gjermania mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 15:51
Edita Tahiri

Ministrja për dialog, Edita Tahiri së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, zhvilluan takim me Christian Hellbach, drejtor për Evropë Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Në këtë takim ishte prezent edhe Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets ndërsa të dy palët vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Tahiri falënderoi diplomatin gjerman për mbështetjen e dhënë nga ana e Gjermanisë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.

Në këtë takim u bisedua edhe për dialogun e Brukselit. Diplomati gjerman me ketë rast tha se Gjermania e mbështet këtë dialog dhe se zbatimi i marrëveshjeve duhet të bëhet pasi që ky dialog ndihmon edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe në të njëjtën kohë ndihmon integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat