Lladrovcin e ”përzënë” nga oda në Abri të Epërme

Aktuale

Lladrovcin e ”përzënë” nga oda në Abri të Epërme

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 22:34
Ramiz Lladrovci në një tubim në Drenas

Odat, nuk po duket të jenë vendi i përshtatshëm për tubime elektorale në  Drenas. Kjo të  paktën për kandidatin e PDK-së  për kryetar të  kësaj komune, Ramiz Lladrovcin. Pas përplasjeve që ndodhën ditë  më  parë  në  odën e familjes Demaku, Lladrovcin me bashkë partiakë, e njëjta situatë  i ka përcjellur edhe në atë të familjes Hysenaj, në Abri të Epërme.

Burime të  mediave lokale, kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur të  dielën mbrëma, kur banorë të këtij fshati, të pakënaqur me mosmbajtjen e premtimeve nga ana e qeverisjes komunale e të revoltuar në mospunën e saj, kanë sulmuar fizikisht  kandidatin për Kryetar të Komunës, nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovcin si dhe deputetin e PDK-së  Nuredin Lushtaku. Këta të fundit, pas sharjeve e fyerjeve që kanë marrur nga të mbledhurit në odën e Ragip Hysenajt, thuhet se janë  kërcënuar edhe fizikisht.

“Ikni nga këtu, të gjithë jeni hajna, na keni prerë në besë, na keni tradhëtuar, keni shkelur me dy këmbët mbi gjakun e dëshmorve të Kombit, jeni bërë  milionerë duke vjedhur e plaçkituar popullaten, ndërsa neve banorëve që ju kemi votuar tash e 17 vite, na keni lënë në mjerim e skamje”, njoftohet t’i kenë  thënë  banorët “suharisë ” së  PDK-së, në  Abri të Epërme.

Në  një  moment, kur situata ka eskaluar, Lladrovci, Lushtaku e Hysenaj, thuhet të  jenë  ngujuar në  një  dhomë, duke i ikur më  të  keqes, ndërkohë që, ish Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, që  ishte duke e shoqëruar Lladrovcin, është  munduar t’i ulë  gjakrat e bashkë fshatarë ve të  tij.

Pas qetësimit të  situatës, Ramiz Lladrovci e Nuredin Lushtaku me bashkëshoqërues tjerë të partisë, janë larguar nga Abria, duke numëruar, edhe një  tubim të  dë shtuar elektoral.

Incidentin në këtë anë, që ndryshe njihet edhe si “çerdhja e PDK-së ”, kjo parti e ka fshehuar nga mediat dhe opinioni, ndërsa thuhet se as policia nuk është  njoftuar, anipse, flitet se aty kanë  “vringëlluar” edhe armët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat