PDK në Drenas i ndan burrat në oda e gratë në sallone

Aktuale

PDK në Drenas i ndan burrat në oda e gratë në sallone

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 20:19
Fushata në Drenas

Edhe pse ende zyrtarisht, fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme duket se ka filluar në Drenas dhe partitë kanë dalë në terren.

Fushata kryesishtë është fokusuar në lagje të ndryshme nëpër fshatra të Drenasit, ndërsa për burrat po dalin “odat” të preferuarat për fushatë, kurse gratë po zgjedhin dhomat e ndenjës apo ndryshe siç njihen në përditshmëri “Sallone”.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, po del të jetë mjaftë aktive, duke bërë fushatë për partinë e saj në “sallonet” me gratë e Drenasit, ajo shpesh këto foto po i publikon edhe në rrjetet sociale, ku duket se ka pas vete një numër të madh të grave drenicase.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat