Nëna e dëshmorit Ilir Berisha: Djalin ma vrau krimineli serb, e Astritin e vrau pushteti kriminal

Aktuale

Nëna e dëshmorit Ilir Berisha: Djalin ma vrau krimineli serb, e Astritin e vrau pushteti kriminal

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 20:36
Marshi në Gjakovë

Në Gjakovë sot pati protestë. Aty u mbajt marshi i radhës në kërkim të drejtësisë për rastin Dehari.

Në këtë protestë kërkohej sqarimi i rrethana të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, në Burgun e Prizrenit. Por, nuk mungonin as kërkesat për dorëheqje të qeverisë.

Kjo vdekje ka trazuar edhe nënën e dëshmorit Ilir Berisha.

“Është e padrejtë. Jam nënë e dëshmorit. E di që më ka vra krimineli serb, e Astritin e vrau pushteti kriminal”, ka thënë ajo.

Përgjegjësi nga institucionet kërkuan të rinjtë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat