Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren

Aktuale

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 15:05
Qeveria e Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të  Republikës së Turqisë në Prizren, të kryer nga persona të pandërgjegjshëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Përmes një njoftimi për media, Qeveria e Kosovës thotë se konsideron se veprime të tilla të shëmtuara, në radhë të parë kanë për synim që të dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe të lëndojnë miqësinë e saj me shtetet partnere.

“Duke vlerësuar punën e organeve të rendit dhe të drejtësisë në arrestimin e kryesve të këtij akti të ulët, Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të zbardhin plotësisht motivet, të vënë kryesit e saj para drejtësisë si dhe të ndërmarrin masa që akte të tilla të mos përsëriten më”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shprehu përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit dhe të raporteve miqësore me Republikën e Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat