Gazeta serbe: Klani Haradinaj kontrabandon armë nga Serbia

Aktuale

Gazeta serbe: Klani Haradinaj kontrabandon armë nga Serbia

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 07:47
Ramush Haradinaj

Ish-komandanti i UÇK-së, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë subjekt i medieve serbe të cilat e përshkruajnë si drejtues të një prej klaneve më të fuqishme të krimit në Kosovë

Haradinajt poashtu i atribuohet kontrabandimi i armëve duke përdorur Serbinë dhe siç thuhet qytetarët serbë. Media shkruan se kontrabanda e armëve zhvillohet nëpër lumin Danub, nga ku ngarkohen nëpër kamionë dhe arrin në Kosovë për t’u shpërndarë nëpër fronte të ndryshme të islamistëve.

“Të premten e kaluar është kontrabanduar një ngarkesë me armë nga klani i Ramush Haradinajt”, shkruan kjo gazetë, duke pretenduar burime nga shërbimet e sigurisë.

Sipas medias, ngarkesa përmbante 1200 cope pushkë të shkurtra automatike dhe një numër të armëve të lehta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat