Mustafa, kandidatëve për kryetar të Drenasit: Shpalosni planet, mos u merrni me të kaluarën

Aktuale

Mustafa, kandidatëve për kryetar të Drenasit: Shpalosni planet, mos u merrni me të kaluarën

Nga: G.B Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 22:56
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për zgjedhjet në Drenas.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se beson se mund të organizohet një proces i rregullt zgjedhor në Drenas, shkruan Bota sot.

Ky është statusi i plotë i kryeministrit Mustafa:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë një arsye edhe më shumë që ta bëjmë reformën zgjedhore për të zgjidhë rastet e tilla, dhe më pak janë një demonstrim i fuqisë politike për një mandat të mbetur më pak se një vit. Sidomos kur dihet fakti se kryetarit të deritanishëm nuk iu dha mundësia që për mandatin e tij të vendosin qytetarët, por vendosi gjykata për një rast që nuk ka të bëjë me të qeverisurit. 
Prandaj është e rrugës që të zhvillojmë një fushatë e cila shpalosë vlerat demokratike të të gjitha partive dhe të gjithë kandidatëve. Kandidatët kanë mjaftë hapësirë demokratike për të thënë dhe për të shpalosë ofertat e tyre për të ardhmen. Nuk shoh arsye të merremi me të kaluarën, sepse ajo nuk iu ndihmon qytetarëve në përmirësimin e jetës së tyre. 
Unë besoj se mund të organizojmë një proces të rregullt zgjedhor në Drenas, sepse kemi dëshmuar se kemi mundësi të menaxhojmë zgjedhje fer dhe demokratike dhe ne kosovarët ta marrim përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat