Gecaj: Avni Arifi, nuk t'i kam pasur borxh këto ofendime

Aktuale

Gecaj: Avni Arifi, nuk t'i kam pasur borxh këto ofendime

Nga: B.S Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 14:15
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të kryesisë së AAK-së, Avni Arifi i cili ka thënë se “Qeveria Mustafa është më e dobëta nga e pasluftës” dhe i cili ka vazhduar ta ofendojë LDK-në.

Gecaj ka reaguar duke i thënë Arifit se ai asnjëherë nuk e ka ofenduar por vetem ia ka parashtruar pyetje nga kureshtje. Ai gjithashtu e këshillon Arifin që të mos tentojë ta zëvendësojë vendin e Donikës Kadaj- Bujupin sepse nuk i shkon në karakter./BS

 Postimi i plotë:

PSE PO OFENDON AVNI ARIFI?

Avni Arifi, nuk ti kam pasur borxh këto ofendime, posaçërisht pas një pune të përbashkët dhe besoj unë mjaft konstruktive të cilën e kemi zhvilluar diku rreth 6-7 muaj (LAN-LVAN), po edhe më herët. Rivaliteti politik nuk nënkupton gjithsesi edhe ofendime ndaj njeri tjetrit. Unë në postimin tim nuk të kam ofenduar asnjëherë, por vetëm të kam parashtruar pyetje nga kureshtja. Megjithatë, ofendimet, po edhe kërcënimet me gjykatë, po i lë në nderin dhe moralin tënd. Për një gjë të siguroi se unë në mendimet e mia nuk fshihem pas askujt, dhe as pas komunikatave të partisë sime. Ndoshta kjo puna e “samurajit” edhe nuk është ofendim, pasi që kjo është një kategori mjaft e respektuar në kulturën japoneze! Unë me këtë do të përfundoj këtë “duel”, pasi që nuk kam as vullnet e as kohë ta vazhdoi më tutje. Megjithatë, sa për fund po të sugjeroi të mos tentosh ta zëvendësosh Donika Kadaj-Bujupin në AAK, sepse besoj shumë se nuk të flenë në karakter. Më të mira....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat