Reagon O’Connell: Për këtë arsye duhet të ketë monitorim të zgjedhjeve në Drenas

Aktuale

Reagon O’Connell: Për këtë arsye duhet të ketë monitorim të zgjedhjeve në Drenas

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 22:02
Ruairi O’Connell

Ambasadorit britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell nuk i ka pëlqyer që ka dalë në publik, letra përmes së cilës kërkon nga KQZ, që ta pranojë një monitorim nga OSBE-ja, për zgjedhjet e parakohshme në Komunën e Drenasit.

Ai në një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit, thotë se letra që ka dërguar në emër të ambasadorëve të QUINT-it, nuk ka qenë letër publike.

“Është dashtë të mos bëhet publike dhe më vjen keq që dikush e ka vendos me shpërnda nëpër media. Por, qëllimi ka qenë i qartë, që kemi kërkuar që të lehtësohet pjesëmarrja e OSBE-së në Kosovë, të monitoroj zgjedhjet, për të pasur zgjedhjet të lira, duke mos pas manipulime apo keqpërdorim”, tha O’Connell.

Ambasadori thotë se kanë pas qëllim të mirë e jo ndërhyjnë në politikë.

Ai foli edhe për rastin e Astrit Deharit, për të cilin tha se beson në atë çfarë ka thënë EULEX-i, por shton se nëse ka një fakt të ri, atëherë duhet të hetohen. Po

“Në këtë rast, është tragjedi në çdo kushte, edhe në këto kushtet që kanë ndodhur, është shumë e rëndë. Për këtë është dashtë të hetohet në mënyrë shumë transparente dhe një kujdes të veçantë. Ne kemi dëgjuar raportet e strukturave  të Kosovës dhe deklaratën e djeshme të EULEX-it, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të ketë hetim më tutje”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat