Serbët e veriut ndërpresin bashkëpunimin me KFOR-in, shkak Isa Mustafa

Aktuale

Serbët e veriut ndërpresin bashkëpunimin me KFOR-in, shkak Isa Mustafa

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:06
Ilustrim

Përfaqësuesit politik të serbëve të veriut të Kosovës kanë ndërprerë komunikimin dhe marrëdhëniet me KFOR-in, thuhet nga kabineti i kryetarit të Mitrovicës veriore Goran Rakiq.

Përfaqësuesit politik serbë të Kosovës dënojnë ashpër instrumentalizmin  e KFOR-it I cili sot ka luajtur një rol politik me rastin e Isa Mustafës i cili pa paralajmërim qëndroi në veri dhe për këtë ndërpritet komunikimi dhe bashkëpunimi me KFOR-in, thuhet në deklaratën nga kabineti i Rakiqit ndërsa transmeton Tanjug.

Në deklaratë precizohet se përfaqësuesit serbë nga komuna veriore e Mitrovicës, Zvecani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi  të kenë thënë se "KFOR-i me këtë veprim ka tejkaluar linjën e hollë që e ndan atë nga paqeruajtësit nga okupatori sepse në vend që të shërbejë stabilitetit në vend sot ka qenë faktor destabiliteti".

Ndryshe sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka marrë pjesë në përurimin  e urës në Bistricë edhe pse bnjë grup i serbëve kanë bllokuar rrugën në fshatin Rudare por kryeministri ka përdorur rrugë alternative për të shkuar në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat