KQZ: Shfrytëzojeni të drejtën e votës

Aktuale

KQZ: Shfrytëzojeni të drejtën e votës

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 07:53
Votime Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është shpërndarë sipas planifikimeve i gjithë materiali sensitiv nëpër të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Gllogocit. 

Po ashtu, KQZ-ja bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Gllogocit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës.

Përmes një njoftimi për media, KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është: 52 mijë e 569.

Numri i Qendrave të Votimit është 28 me gjithsejtë 72 Vendvotim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat