Voton Lladrovci, fton qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Aktuale

Voton Lladrovci, fton qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 11:58
Ramiz Lladrovci

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar në fshatin e tij të lindjes, në Gllanasellë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot për kryetar të kësaj komune, Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Unë dhe familja ime, bashkë edhe me nënën, sapo e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. Këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Drenasit, sepse duke votuar japim kontributin tonë për të ardhmen dhe perspektivën tonë të përbashkët”, ka deklaruar Lladrovci.

“Me mbarëvajtjen e deritashme, Drenasi po dëshmon se demokracinë dhe parimet i ka kulturë politike. Shpresojmë se kështu do të vazhdojë edhe më tej”, ka shtuar ai.

Partia Demokratike e Kosovës fton Policinë e Kosovës dhe të gjithë vëzhguesit që të jenë sa më vigjilentë, që ky proces demokratik të përmbyllet në mënyrë sa më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat