Voton edhe kandidati i Fjalës për Drenas

Aktuale

Voton edhe kandidati i Fjalës për Drenas

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 12:16
Vehbi Berisha, kandidat për kryetar të Drenasit nga partia "Fjala" duke votuar me bashkëshorten

Vehbi Berisha, kandidat për kryetar të Drenasit nga partia “Fjala”, ka njoftuar përmes Facebookut se ka kryer obligimin qytetar për zgjedhjen e të parit të Drenasit.

Ai ka ftuar banorët e kësaj komune që të dalin në zgjedhje.

“Të nderuar qytetarë të Drenasit, unë sot e ushtrova të drejtën time të votimit, prandaj ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit të dalin sa më shumë në votime sepse është obligim qytetarë të vendosni me votën tuaj se kush do ta udhëheq Komunën e Drenasit, prandaj mos hezitoni por dilni dhe votoni.

PS: Për fat të mirë sot ka marr moti i mirë, prandaj edhe kjo veç sa e lehtëson procesin zgjedhore.

Suksese”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat