Deda: Zgjedhjet në Drenas, fundi i politikës klienteliste

Aktuale

Deda: Zgjedhjet në Drenas, fundi i politikës klienteliste

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:36
Deputeti Ilir Deda

Deputeti Ilir Deda po konsideron se rezultati i rundit të parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, tregon se ka ardhur fundi i bastioneve politike në Kosovë. 

Ai  ka shfaqur mbështetje edhe për kandidatin e NISMA-s, Isa Xhemajlaj që garon në balotazh me Ramiz Lladrovcin e PDK-së, duke folur se sa i rëndësishëm është ndryshimi në këtë komunë, në votimet e janarit 2017. 

“Zgjedhjet në Drenas janë fillimi i fundit të monopoleve e bastioneve politike në Kosovë. Vetëdijësimi në rritje i qytetarëve e zhbën politikën klienteliste. Demokratizimi që filloi në Drenicë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të rezultojë me ndryshim e kryetar të ri në janar 2017. Urime Isa Xhemajlajt dhe Xhavit Drenorit në suksesin e arritur”, ka shkruar Dedaj në Facebook.

Ndryshe, ish-deputeti i VV-së, Ilir Deda, së fundi, bashkë me kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila janë duke formuar një grupin të ri politik, pasi edhe kjo e fundit është larguar nga AKR’ja.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat