Tahiri: PDK-në e pret një krizë e thellë nëse i humbë zgjedhjet në Drenas

Aktuale

Tahiri: PDK-në e pret një krizë e thellë nëse i humbë zgjedhjet në Drenas

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 18:16
Ramush Tahiri

Njohësi i mirë i çështjeve politike dhe proceseve zgjedhor, Ramush Tahiri, ka analizuar situatën paszgjedhore për kryetar të Drenasit.

Tahiri ka thënë se në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, dhe me liderin e ri, po ristrukturohen grupe të brendshme klanore dhe të interesit dhe në këtë bazë kjo ishte edhe provë për Kadri Veselin si kryetar partie.

“Duke marr parasysh bekgraundin e Ramiz Lladrovcit dhe angazhimin e tij aktual, kam mendu që është kandidat i qëlluar i PDK-së, mirëpo kjo parti pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, dhe me liderin e ri, po ristrukturohen grupe të brendshme klanore dhe të interesit dhe në këtë bazë kjo ishte edhe provë për Kadri Veselin si kryetar partie. Por në Drenas dolën edhe zëra kundër Lladrovcit dhe disa kandidatë të pavarur që duke marrë parasysh që Drenasi është edhe mentalitet patriarkal dhe zona fshatare dhe farefisni, secili kandidat minimum ka fituar 2 për qind të votave. Duke marrë parasysh që krejt trupa zgjedhore ishte shumicë e PDK-së, e kanë quar Ramiz Lladrovcin në balotazh”, tha ai.

Megjithatë, Tahiri ka thënë se mund të ndodh që të gjithë kandidatët të bëhen bashkë dhe të fitojnë kundrejt, Ramiz Lladrovcit.

“Tash mund të ndodhë që për shkak të inatit ndaj kandidatit dhe deklarimet që po i japin kandidatët e pavarur, po kërkohet që me u bë bashkë dhe me fitu kundër tij, ose siç thotë populli “për inat të resë, me dektë djali””, u shpreh Tahiri.

Po ashtu, ai tha, se ka mundësi “ani pse duket absurde me humbë PDK-ja në Drenas”, sipas tij, kjo mund të ndodhë nëse nuk organizohet mirë, sepse interesat e inateve e kanë mposhtur interesin e partisë.

Tahiri gjithashtu theksoi se nëse PDK i humb zgjedhjet në Drenas do të ketë “krizë të thellë” brenda kësaj parti.

“Ka mundësi, ani pse duket absurd me humbë PDK-ja, kjo mund të ndodhë nëse nuk organizohet mirë sepse interesat e inateve e kanë mposhtur interesin e partisë. Nëse këto zgjedhje i humb në Drenas dhe nuk e fiton kryetarin e kuvendit, PDK-ja hyn në krizë të thellë dhe do të ketë një kërkesë të identitetit të saj nga e kaluara, gjeneratat e reja dhe strukturën lideriste të partisë”, deklaroi ai.

Ndër tjerash, Tahiri i tha lajmit se pozita nuk është e gatshme për zgjedhje parlamentare, sepse nuk është bërë reforma zgjedhore.

“Opozita nuk është e gatshme për zgjedhje parlamentare sepse nuk është bërë reforma zgjedhore. Nëse bëhet reforma dhe Kosova bëhet shumë zona, atëherë Kosova bëhet demokraci dhe votat shpërndahen dhe hiqet edhe pragu zgjedhore. Pa reformë nuk mund të ketë zgjedhje të mira dhe të lira”, tha Tahiri krejt në fund.

Më 18 dhjetor në balotazh për kryetar të Drenasit do të ballafaqohen Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat