Kryetari i Mitrovicës veriore: KFOR-i dhe Isa Mustafa i frikësuan serbët

Aktuale

Kryetari i Mitrovicës veriore: KFOR-i dhe Isa Mustafa i frikësuan serbët

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 14:23
Isa Mustafa dhe komandanti i KFOR-it

“Ne presim që bashkësia ndërkombëtare të reagojë për shkak të mënyrës së papërshtatshme në të cilën u organizua hapja e urës mbi lumin Bistrica dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë do t’i dërgoj letër BE-së”.

Kështu ka deklaruar kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, tre ditë pas vizitës së kryeministrit Isa Mustafa në ceremoninë e hapjes së urës mbi lumin Bistrica, në mes Zveçanit dhe Leposaviqit.

Sipas Rakiq, serbët në veri janë të shqetësuar veçanërisht me faktin se kryeministri Mustafa ishte i shoqëruar nga ministri i Forcës dhe i Sigurisë, Haki Demolli, pasi që këta të fundit sipas marrëveshjes së Bruskelit nuk mund të shkojnë në veri.

Rakiq ka kujtuar se KFOR-i kishte thënë se do të punojë për të mirën e gjithë njerëzve në Kosovë mirëpo nuk po e bënë një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat