Drenori tregon se kush fshihet prapa gurthyesve në komunën e Drenasit

Aktuale

Drenori tregon se kush fshihet prapa gurthyesve në komunën e Drenasit

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 20:36
Xhavit Drenori

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur për mënyrën se si është qeverisur Drenasi deri më tani nga Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe ai.

Drenori ka thënë se arsyeja kryesore përse ai nuk u kandidua për kryetar të komunës nga radhët e PDK’së ishte kërkesa e tij për ndryshimin e gjendjes në këtë komunë, që prekte njerëzit e kryesisë së kësaj partie.

Ish-kandidati i pavarur ka treguar se qeverisja e PDK’së në Drenas ka dështuar në disa sfera, pikërisht për faktin se pronat e uzurpuara të komunës janë në duar të njerëzve që janë pjesë e PDK’së.

Drenori ka përmendur në “Komiteti” ndotjen e mjedisit si një ndër problemet esenciale të kësaj komune, dhe ka thënë se ndër shkaktarët kryesorë janë gurthyesit në këtë komunë.

Sipas Drenorit, gurthyesit, që ai i ka quajtur të jashtëligjshëm, i takojnë disa prej deputetëve të nivelit qendror. Madje, sipas tij, pas tyre fshihen edhe njerëzit e afërt të ministrit të Mjedisit, Ferat Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat