"Për shkak të luftës, Kosova ka ngecur në zhvillimin e të drejtave të njeriut"

Aktuale

"Për shkak të luftës, Kosova ka ngecur në zhvillimin e të drejtave të njeriut"

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 10:13
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në konferencën me temë “Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë”

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova ka mekanizma të mjaftueshëm për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve pa dallime etnike, fetare apo përcaktimi fetar.

Në hapje të konferencës me temë “Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë”, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova për shkak të represionit dhe luftës ka ngecë në tranzicionin e këtyre të drejtave dhe tani është duke i zhvilluar ato.

Thaçi: Të punojmë të gjithë në integrimin e grupeve të margjinalizuara

“Republika e Kosovës ka mekanizma institucional për mbrojtjen , promovimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut. Është duke u bërë punë e mirë nga këta mekanizma institucional, tani, është i nevojshëm forcimi i tyre në mënyrë që të garantohet e drejta dhe liritë për ët gjithë qytetarët. Rëndësi e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është vendimtare për të siguruar demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.  Nuk do të ketë demokraci të mirëfilltë dhe sundim të ligjit nëse qytetarëve nuk u sigurohet respektimi, mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të tyre. Shoqëria kosovare po kalon nëpër disa tranzicione në atë ekonomik, shoqëror e kulturor. Diskriminimi, represioni dhe lufta i kanë penguar këto tranzicione, tani është koha ti vazhdojmë ato dhe të ecim përpara. Në integrimin e grupeve të margjinalizuara dhe respektimin e të drejtave të njeriut duhet të punojmë të gjithë së bashku, institucione, shoqëri civile, media, aktivistë të pavarur dh e gjithë shoqëria jonë, Kosova është atdheu, shtëpi e të gjithëve”, ka thënë ai.

Thaçi u shpreh se shteti i Kosovës,  është ndërtuar mbi vlera të tolerancës, gjthëpërfshirjes, barazisë, lirisë së lëvizjes së secilit individ që të realizoj vetveten dhe të kërkoj lumturinë e tij/saj pa iu cenuar asnjë herë e drejta që të jetë pjesë e shoqërisë kosovare.

Image
Zëvendës ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland

Kurse, zëvendës ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, tha se gjithpërfshirja në shoqëri është e drejtë e garantuar në gjithë botën.

Ajo u shpreh se megjithatë grupet si LGBT, gratë, pakicat etj. vazhdojnë të mbeten grupe të cilat përballen me pengesa dhe paragjykime në shoqëri.

Hyland: Gjithpërfshirja e qytetarëve është e garantuar me ligj

“Gjithpërfshirja është e drejtë shoqërore që përfshinë barazinë për gratë, pakicat, anëtarët e komunitetit LGBT etj. grupe të cilat përballen me pengesa dhe paragjykime shoqërore sa i përket banimit, arsimimit dhe përkujdesit mjekësor. Përfshorja po ashtu nënkupton të drejtën për të jetuar, prandaj dëshiroj të shpreh përkrahjen për projektligjin për të drejtën fetare që eshët hartuar në bazë të rekomandimeve të komisionit dhe është në kuvend momentalisht. Ky ligj për liritë fetare i rregullon të drejtat fetare dhe do të ndihmoj të rinjtë në këtë drejtim”, tha ajo.

Në tryezën për të drejtat e grupeve të margjinalizuara do të mbahen disa panele diskutimi me tema si: Fuqizimi ekonomik dhe trashëgimia e grave në pronë kusht i të drejtave të njeriut, Të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, standardet dhe sfidat dhe Raportimi dhe procesi i rasteve të krimit të urrejtjes/dhunës në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Image

***

Thaçi: Kosova i ka të gjitha ligjet që mbrojnë qytetarët e saj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kosova i ka të gjitha ligjet me të cilat i mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.

Thaçi u shpreh se demokracia e një shteti është bazë për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara.

Këto deklarata presidenti i bëri në hapje të konferencës 'Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë', të organizuar nga USAID.

Edhe zëvendësambasadorja e Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland tha se të drejtat e qytetarëve janë të garantuara në gjithë botën andaj ato duhet të mbrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat