KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve në Drenas

Aktuale

KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve në Drenas

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 15:11
Komisioni Qendror Zgjedhor

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas, që janë mbajtur më 4 dhjetor të këtij viti.

Kryesuesi i mbledhjes së KQZ-së, Sami Hamiti, tha se pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Rinumërimit të Rezultateve dhe meqë nuk ka pasur pas asnjë ankesë nga institucionet përkatëse, KQZ-ja certifikon këto rezultate: Ramiz Lladrovci nga PDK ka marrë 9 mijë e 458 vota ose 45.34 përqind , Isa Xhemajaj i NISMA-s 5 mijë e 462 ose 26.19 përqind vota, Xhavit Drenori kandidati i pavarur Xhavit Drenori 2 mijë e 633 vota ose 12.62 përqind, Elmi Thaçi nga AKR ka fituar 1 mijë e 589 vota ose 7.62 përqind, Bedri Nika nga subjekti politik i LDK-së ka fituar 1 mijë e 113 vota ose 5.34 përqind.

Ndërsa, Vehbi Berisha  nga subjekti Fjala ka fituar 567 vota ose 2.72 përqind, Naim Bazaj si kandidat i pavarur ka fituar 27 vota dhe Rrahim Elshani kandidatë e i pavarur 9 vota. Edhe pse dy kandidatët e fundit paraprakisht janë tërhequr nga gara.

“Edhe nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa, dhe nga Gjykata Supreme kemi marrë konfirmime se nuk ka ankesa të cilat do ta pengonin certifikimin e zgjedhjeve. Realisht te PZAP ka pasur disa ankesa që kanë qenë të gjitha minore, fatmirësisht ka qenë një proces i shkëlqyeshëm... Prandaj, paraprakisht kisha dashur t’i përgëzoi qytetarët e Gllogocit  për një  proces shumë të mirë”, theksoi Hamiti.  

 

 Ai ka uruar që edhe në procesin zgjedhor në balotazh të shkoi procesi njësoi sikur raundi i parë i zgjedhjeve në Drenas.

Po ashtu sot në mbledhjen e KQZ-së,  Këshilli për Operacione Zgjedhore ka miratuar draft dizajnin e fletëvotimit me dy kandidatë që do të garojnë për balotazh në Drenas.

Anëtari i KQZ, Adnan Rrustemi, numrat nuk kanë ndryshuar nga raundi i parë i zgjedhjeve. Ramiz Lladrovci ka numrin 13, ndërsa Isa Xhemajlaj 11.

“Fletëvotimi përmban ngjyrat e njëjta sikurse fletëvotimi i raundit të parë, por ka dimensione të tjera respektivisht A5. Përmban dy emrat e dy kandidatëve në garë, ku në bazë të hedhjes së shortit që ka ndodhur në raundin e parë dhe numrat e njëjtë sikur që kanë pasur”, theksoi Rrustemi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat