Krasniqi kërkon të ndalet dialogu me Serbinë

Aktuale

Krasniqi kërkon të ndalet dialogu me Serbinë

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 10:19
Kyetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi

Kyetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar për dialogun Prishtinë-Beograd. Krasniqi ka thënë se personat që udhëhoqën dialogun nuk e mbrojtën Kosovën por vetëvetën, prandaj sipas tij ndërprerja e bisedimeve është hap i domosdoshëm.

“Muri ndarës, është alarmi i fundit, kambanë e fundit se Kosova po shkon drejtë ndarjes”, ka thënë Krasniqi

Ish Kreu i Kuvendit në një shkrim të gjatë drejtuar mediave ka thënë se perosnat që udhëheqin dialogun në Bruksel mbrojnë vetëvetën, prandaj ata duhet t’i dorëzojnë te bashkëpartiakët e tyre pozitat shtetërore që mbajnë, pasi ata janë të shantazhuar nga drejtësia vendore e ndërkombëtare! Druaj se mbase janë të shantazhuar edhe nga Beogradi!

“Këta “përfaqësues” të padenjë duhet ta dinë, ta kuptojnë dhe të reflektojnë esëll se dorëheqja e tyre është shpëtimi i Republikës nga degradimet e mëtejme të politikës sonë në raport me BE-në, veçanërisht por edhe me Perëndimin përgjithësisht. Sepse, mbi të gjitha, do të shpëtojë shteti ynë dhe proceset politike që po zhvillohen në Kosovë dhe për Kosovën, ka shkruar Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat