Të enjten bie borë në Prishtinë

Aktuale

Të enjten bie borë në Prishtinë

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 14:47
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme, masat e ajrit me origjinë polare do të jenë prezentë mbi vendin tonë.

Nga dita e hënë deri të enjten, temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte e tutje këto masa të ftohta do të jenë më të përqendruara duke krijuar kushte që temperaturat të ulen dukshëm në dy vlerat, minimalet dhe maksimalet.

Temperaturat e ulëta, të enjten do të manifestohen edhe me borë.

Sipas të dhënave të AccuWeather, borë mbi Prishtinë do të fillojë të bie mëngjesin e ditës së enjte, rreth orës 09:00, por me intensitet të vogël, ndërkaq intensiteti i borës mund të rritet rreth orës 14:00, sipas këtyre të dhënave meteorologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat