Demolli: FSK një hap afër transformimit në ushtri

Aktuale

Demolli: FSK një hap afër transformimit në ushtri

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 13:53
Pamje nga vizita

(E plotësuar)- Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vizituar Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan.

Bashkë me kryeministrin  në Gjilan ishte edhe ministri i FSK-së,  Haki Demolli i cili pas takimit tha se e informoi kryeministrin për të arriturat e FSK-së për këtë vit.

Demolli tha  NATO-ja  ka konfirmuar intensifikimin e marrëveshjes me FSK-në, gjë e cila sipas tij nënkupton transformimin sa më të shpejt të  Forcave të Sigurisë në Forcat e Armatosura.

 “Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë një  hap më tutje në  përgatitjen e FSK-së, për transformimin në FAK, kuptohet se edhe ne tashmë jemi të gatshëm vetëm presim vendimmarrjen politike në Kuvendin e Kosovës”, tha Demolli.

Ndryshe, kryeministri Muatafa ka qëndruar gjatë në Gjilan, ku ka zhvilluar takime me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, si dhe ka mbajtur një ligjeratë në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

***

Kryeministri Isa Mustafa gjatë qëndrimit të tij në Gjilan ka vizituar edhe Batalionin e Parë të Frocës së Sigurisë.

Bashkë me kryeministrin  në Gjilan ishte edhe ministri Haki Demolli i cili pas takimit tha se e informoi kryeministrin për të arriturat e FSK-së për këtë vit.

Demolli gjithashtu tha se përgjigja pozitive nga NATO  hap rrugën  për intensifikimin e marrëveshjes së FSK-së dhe NATO-s.

“Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë një  hap më tutje në  përgatitjen e FSK-së, për transformimin në FAK, kuptohet se edhe ne tashmë jemi të gatshëm vetëm presim vendimmarrjen politike në Kuvendin e Kosovës”, tha Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat