Tahiri e dematon Rakiqin: Nuk kemi pasur dje takim

Aktuale

Tahiri e dematon Rakiqin: Nuk kemi pasur dje takim

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 12:54
Ministrja për Dialog Edita Tahiri

Zyra e Ministres për Dialog Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic i cili ka thënë se tashmë ka një plan të ri për revitalizimin e urës – ku përfshihet edhe muri por në një variant më të ulët se tani.

Reagimi i Tahirit ka ardhur nëpërmjet këshilltarit Gazmir Rraci.

“Ju njoftoj se lajmi i botuar tek ju se gjoja dje ka pasur një takim mes Ministres Tahiri dhe dy kryetarëve, Bahtiri dhe Rakiq, nuk është i vërtetë sepse një takim i tillë nuk është mbajtur.

Për më shumë ju mund të kontaktoni edhe Zyrën e BE-së në Kosovë për tua konfirmuar këtë që po ua them se dje nuk ka pas asnjë takim” ka thënë Rraci.

Sidoqë të jetë në reagim nuk janë mohuar deklaratat e Rakiq se tashmë ka një plan të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat