Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Aktuale

Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 11:18
Azem Syla

(E plotësuar) - Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, pas leximit të aktakuzës ka deklaruar se e ndjen vetën të pafajshëm për veprat penale që rëndojnë mbi të nga Prokuroria Speciale. Përveç Sylës, edhe të pandehurit e tjerë të cilët janë në këtë seancë gjyqësore janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me pikat e aktakuzës.

“Nuk ndihem fajtorë për asnjë pikë të aktakuzës”, ka deklaruar Azem Syla.

Azem Syla i cili gjendet në paraburgim, së bashku me 38 të tjerëve po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se duke funksionuar si grup janë marrë me “krim të organizuar në pastrim të parave, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim të pozitës zyrtare; legalizimi të përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal”, dhe një mori veprash të tjera penale.

Sipas prokurorisë, ky grup ka qenë një grup i mirë organizuar dhe i struktura me hierarki afatgjate të cilët ja kanë marr Kosovës pronat shoqërore.

“Ky rast ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore. Ky grup i organizuar kriminal, aktiv prej vitit 2006, ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë”, kishte bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas prokurorisë, ky grup kriminal udhëhiqej nga ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla.

Prokuroria pretendon se ky grup, duke funksionuar si grup i organizuar kriminal kanë bërë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare ku dhe kanë dëmtuar buxhetin dhe familjet serbe të Kosovës.

***

Rasti ‘Toka’ - Prokurori kërkon konfiskimin e pronave të të akuzuarit Berisha, ai nuk paraqitet në gjykatë

Në gjykimin e Azem Sylës dhe të tjerëve për Rastin “Toka” përsëri po mungon i akuzuari Hajrullah Berisha.

Hajrullah Berisha, njëri nga 39 të akuzuarit e Rastit “Toka” nuk është i pranishëm as sot në gjykatë. 

Në fillim të seancës gjyqtari Arcadiuss Sedek tha se është duke e pritur një raport nga Policia e Kosovës në lidhje me vendndodhjen e Hajrullah Berishës.

Më pas gjyqtari bëri të ditur se është njoftuar nga policia se Berisha ndodhej në Maqedoni për trajtim mjekësor.

Hajrullah Berisha mungoi edhe në seancën e së martës, ndërsa prokurori Danilo Cecarelli kërkoi që të lëshohet fletarrestim ndaj këtij të akuzuari, një gjë që u pranua nga gjykatësi Sedek.

Sot prokurori Cecarelli kërkoi lëshimin e një urdhër-arrestimi ndërkombëtar për Berishën dhe vazhdimin e procedurës penale në bazë të ligjit për autorizimet e zgjeruara për konfiskim të 17 pronave që sipas prokurorit janë në emër të të akuzuarit.

Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti  dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave, raporton kallxo.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat