Kadri Veseli “braktis” Kuvendin, për Drenasin

Aktuale

Kadri Veseli “braktis” Kuvendin, për Drenasin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 dhjetor 2016 Në ora: 16:58
Kadri Veseli

Jeton Kelmendi njohës i çështjeve politike ka pohuar, se Kadri Veseli do të përdorë,  jo vetëm pozicionin si kryetar Parlamenti por edhe nëntokën e tij, pasi ndikimi i Veselit që të tregojë se ai është shefi dhe sherifi në Kosovë, e bën atë, që të premtojë shifra shumë milionëshe.  Sipas tij, Veseli beson dhe mendon fuqishëm se taktikat e vjedhjes industriale janë ato që kanë qenë dhe ose me votë ose me taktikë industriale ai mendon se do të jetë në pushtet. 

Kadri Veseli edhe më tutje po e përdor fuqinë e tij, si kryetar i Kuvendit për të mbuluar dështimin e tij dhe anë  të partisë që ai drejton. Ky është mendimi i analistëve, të cilët bazohen në propozimin e kryesisë së PDK-së, e cila për kandidat për kryetar të Drenasit ka dërguar emrin e Ramiz Lladrovcit, duke mbështetur madje me premtime milionëshe.  Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar, se rënia e votës nën 50% në  Drenas, që është bastioni i PDK-së, tregon se gjendja atje ka ndryshuar.   

Jeton Kelmendi njohës i çështjeve politike ka pohuar, se Kadri Veseli do të përdorë,  jo vetëm pozicionin si kryetar Parlamenti por edhe nëntokën e tij, pasi ndikimi i Veselit që të tregojë se ai është shefi dhe sherifi në Kosovë, e bën atë, që të premtojë shifra shumë milionëshe. 

Sipas tij, Veseli beson dhe mendon fuqishëm se taktikat e vjedhjes industriale janë ato që kanë qenë dhe ose me votë ose me taktikë industriale ai mendon se do të jetë në pushtet.  “Veseli mendon se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm, që do të mund t’ia ndaj milionat dhe kjo është një taktikë e hapur që tashmë veç dihet. Tash është në pyetje vetëm se a ka ndonjë fillim të vetëdijes të qytetarëve në Drenas dhe ajo është çështje tjetër”, ka thënë Kelmendi.

Sipas analistit Jeton Kelmendi, këto premtime kanë qenë të rremë sepse PDK-ja, i ka gënjyer për gjatë gjithë kohës qytetarët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Pemten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat