Babai i fëmijëve të vdekur në Kolovicë: Shpend Ahmeti s’më ftoi në takim

Aktuale

Babai i fëmijëve të vdekur në Kolovicë: Shpend Ahmeti s’më ftoi në takim

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 18:53
Kryetari i Prishtines, Shpend Ahmeti

Muhamet Mramori, babai i Florent dhe Florenta Mramorit, fëmijëve që u vranë në gropën e mbushur me ujë në lagjen Kolovica të Prishtinës, ka thënë se Komuna e Prishtinës, pas ngjarjes tragjike s’u interesua më për familjen dhe s’i ndihmoi me asgjë.

Në një intervistë dhënë për emisionin Info Magazine, ai shprehet se disa herë ka kërkuar që të takohet me Shpend Ahmetin, por ai nuk e ka ftuar kurrë në takim.

“Në shtëpi i kam disa kërkesa. Më thoshin: ‘Mbushi disa informata e të thirrë kryetari’. Janë bërë gjashtë muaj, e kurrë nuk më kanë thirrë”.

“A i kanë shkuar kërkesat nuk e di, unë i kam ato në shtëpi. I kam bërë kërkesat me shku’ me folë, por kurrë nuk më ka thirrë”, ka thënë ai.

“Ata duhet me e ditë që pas kësaj tragjedie njeriu nuk është në gjendje me e ba kurrfarë pune. Nuk mundesh as me folë me askënd, me thanë a ka nevojë për mjek. Çka kisha me bë unë mos me e pasë farefisin, shoqërinë e punës që rrogën e kanë nda për mua”.

“Qato tri ditë na kanë qëndruar afër, na kanë i kanë hjekë shpenzimet e të pames. Kurrë s’kam dalë me fol, i kam pritë, kam thanë: ‘Hajt se diçka po bëhet’. Ata s’janë intersuar për asgjë”.

“Kam komunikuar me Shpendin veç kur janë kanë me më pa. Për mos me pasë gajle të idares, gajle qysh po jetojmë, me e pasë mërzinë veç tonën, e mos me pasë tjera preokupime se ata kujdesen për këto sende", është shprehur Mramori

“Ata nuk erdhën kurrë”.

“Shpendi njëherë u kanë në shpi, e tha që duhet me ja ba një çare për banim me u largu prej këtu”.

“Njëherë thanë përkohësisht me u largu nga ajo lagje, e më pas me u kthy. Por, ma mirë po rri aty po adaptohna ku më kanë vdekë fëmijët sesa me u kthy”.

“Si subvencion njëherë 1.000 euro na kanë qitë, por drejtë me të thanë veç nëpër mjekë na kanë shku”, ka treguar në fund Muhamet Mramori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat