Presidencës i kërkohet t’i shqyrtojë listat e dëshmorëve deri më 23 dhjetor

Aktuale

Presidencës i kërkohet t’i shqyrtojë listat e dëshmorëve deri më 23 dhjetor

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 15:58
Komisionit për verifikim

Komisionit për verifikim për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i ndaj mjetet që veteranët invalidët dhe kategoritë të pajisen me certifikata dhe vërtetime që padrejtësisht Qeveria i ka bllokuar.

Kështu ka njoftuar anëtari i këtij komisioni Shkumbin Demaliaj. Ai në një postim në facebook ka shkruar se komisioni për verifikim për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së ka mbajtur sot një takim ku kanë dal disa qëndrime, siç është shqyrtimi i listave të dëshmorëve të dërguara në presidencë të bëhet deri më datën 23 dhjetor 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat