Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit

Aktuale

Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 00:00
ilustrim

Pas pesë ditë fushatë, e cila është zhvilluar kryesisht “në oda”, në këto çaste ka filluar heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit, ku në balotazh garojnë 2 kandidatë, nga PDK dhe Nisma.

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe heshtja hynë në fuqi në ora 24:00. Në heshtjen zgjedhore ndalohet çdo organizim apo thirrje publike për cilin do kandidat që garon në zgjedhje, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut.

Në garë për kryetar të Drenasit kanë mbetur Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajli nga Nisma, ku më 18 dhjetor, qytetarët e Drenasit do të zgjedhin për kryetar njërin nga kandidatët.

Në zgjedhjet e mbajtura më 4 dhjetor, garonin: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga Nisma, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala, Elmi Thaqi nga AKR dhe Xhavit Drenori i pavarur. Në lisën e votimit ishin edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që ishin tërhequr nga gara, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat