KIZ për zgjedhjet në Drenas me 90 vëzhgues

Aktuale

KIZ për zgjedhjet në Drenas me 90 vëzhgues

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 15:46
Ilustrim

Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, ka njoftuar se do të monitorojë raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit që do mbahen nesër, ku do të angazhoj 90 vëzhgues.

Sipas KIZ, 72 nga ta do jenë në të gjitha vendvotimet, kurse pjesa tjetër do jenë të angazhuar në ekipe vëzhguese mobile. 

 Koalicioni do ta ketë qendrën e saj të komunikimit me publikun, ku përmes konferencave të rregullta që do të mbahen në orën 09:00, 12:00 dhe 17:00 do të prezantojë të dhënat nga tereni mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Varësisht nga mbarëvajtja e këtij procesi do të organizohen edhe konferenca të jashtëzakonshme. Koalicioni gjithashtu do të monitorojë edhe punën e organeve të drejtësisë që kanë mandat të sigurojnë realizimin e të drejtës qytetare për votim. Koalicioni po ashtu do të monitoroj edhe periudhën post zgjedhore si: procesin e numërimit të votave në qendrën e nuemërimit dhe punën e PZAP-së si organ që trajton ankesat eventuale nga subjektet e përfshira në proces”, thuhet në një komunikatë të KIZ-it, të cilët i kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces që të dëshmojnë maturi dhe profesionalizëm për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.

KIZ përbëhet nga këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat