Fillon votimi në Drenas

Aktuale

Fillon votimi në Drenas

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 07:08
Pamje nga votimet në Drenas

Ka filluar votimi për të zgjedhur kryetarin e Komunës së Drenasit, ku në raundin e dytë, në garë janë Ramiz Lladorvci nga PDK dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e procesit zgjedhor në Drenas, proces ky i cili do të vëzhgohet nga 1000 vëzhgues të akredituar.

Të drejtë vote kanë 52 mijë e 569 të votues, të cilët janë të shpërndarë në 28 qendra votimi me gjithsej 72 vendvotime.   Vendvotimet do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat