Hiqen panot e PDK-së në Drenas

Aktuale

Hiqen panot e PDK-së në Drenas

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 09:29
Simbolet e Partisë Demokratike të Kosovës afër Qendrës së Votimit

Simbolet e Partisë Demokratike të Kosovës të cilat janë parë në orët e hershme të mëngjesit në një objekt afër Qendrës së Votimit në shkollën fillore “Fehmi Lladrovci” në Drenas, janë larguar.

Ismet Kryeziu nga DnV ka njoftuar se në afërsi të qendrës së votimit në Poklek të Drenasit, një qytetar i ka hequr disa flamuj partiak për shkak të ndikimit në procesin e votimit.

“Pas vizites qe i kemi bere shkolles ne Poklek. Ne afersi te qendres se votimit ku ishin te vendosur flamuj partiak, per shkak te perimetrit te kontestuar se mund te ndikon ne procesin e votimit, pronari i objektit hotelier i ka larguar simbolet partiake nga objekti i tij afarist”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. 

Kujtojmë se në Drenas, për të marrë drejtimin e komunës, në balotazhin e së dielës, përballen Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Xhemajlaj i NISMA për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat