PDK: Procesi ka filluar mbarë dhe pa problem

Aktuale

PDK: Procesi ka filluar mbarë dhe pa problem

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 10:31
ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas vlerëson se procesi zgjedhor për kryetar të Drenasit ka nisur mirë dhe deri më tash nuk ka pasur asnjë incident.

Zëdhënësi i Degës së PDK-së në Drenas, Betim Berisha ka thënë se të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit janë paraqitur me kohë në qendrat e votimit, ndërsa në orët e para të procesit zgjedhor, qytetarët e Komunës së Drenasit kanë dalë për të hedhur votën e tyre.

“PDK fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur të parin e Komunës tonë“, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat