PDK reagon ndaj deklaratës së Nismës

Aktuale

PDK reagon ndaj deklaratës së Nismës

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 15:24
Betim Berisha

(E plotësuar) - Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, në një konferencë për media, sot pasdite ka reaguar për deklarimet e bëra nga Nisma për Kosovën e cila ka akuzuar PDK-në si shkaktare të parregullsive në disa qendra të votimit në zgjedhjet e sotme për kryetarin e komunës.

Berisha tha se deklarimet e Nisma-së janë të pamatura dhe të pavërteta, dhe për këtë arsye PDK porositë që qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve.

PDK gjithashtu ka pasur ankesa edhe për sekretarin e Nisma, Shyqyri Bytyqi, për të cilin thanë se u ka bërë presion qytetarëve që të votojnë për Nismën.

‘’Unë dua t’i ftoj qytetarët e Drenasit që të votojnë deri në orën 19:00, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet e kryetarit të ardhshëm të Drenasit i cili do të jetë me votën e tyre një kryetar i mirë dhe do të punojë për interesat e qytetarëve. I ftoj qytetarët që të mos bien pre e disa deklaratave të cilat janë të pa matura dhe të pa verifikuara mirë për prishje të procesit. Ne jemi këtu për të treguar se në disa qendra të votimit NISMA ka raportuar se anëtaret e Partisë Demokratike po bëjnë presion ne ju themi se në Stankofc ku është raportuar nga ta, gjithçka është duke shkuar mirë dhe pa asnjë vërejtje. Po në atë fshat sekretari i Nismës, Shyqyri Bytyqi, ka bërë presion në një grup...që para qendrës së votimit, të votojnë për Nismën’’, tha Berisha.

PDK u ka bërë thirrje kundërshtarëve politik në Nisma që t’i lenë qytetarët të votojnë të lirë, të qetë, që të veprojnë me bindjen e tyre pa presion.

PDK: Nisma po mundohet t’i njollos zgjedhjet me pretendime të pavërteta

Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, tha se në të gjitha vendvotimet qytetaret e Drenasit po tregojnë qytetari.

Ai tha se deri tash PDK nuk vërejtur ndonjë parregullsi, përveç faktit që “disa persona i ka kap paniku”.

Berisha i PDK-së ka ftuar qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të mos bien pre e deklaratave të taborit të kundërshtarit politik nga ana tjetër. Ai hodhi poshtë kritikat që NISMA i ka bërë për vendvotimin në Sankovc, për çka tha se është e kundërta ngase ishte pikërisht një zyrtar i NISMA-së, Shyqri Bytyqi, që po bënë presion tek qytetarët që të votojnë për kandidatin e tyre.

Zëdhënësi i PDK në Drenas tha se NISMA po mundohet që të njollosi gjithë procesin zgjedhor, duke dhënë deklarata të pavërteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat