KIZ: Shqetësuese shenja e sprejit në gishtat e votuesve

Aktuale

KIZ: Shqetësuese shenja e sprejit në gishtat e votuesve

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 17:41
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Koalicioni për Integritet Zgjedhor në konferencën e radhës lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe daljen në zgjedhje në qytetin e Drenasit, kanë evidentuar disa nga parregullsi gjatë këtij procesi.

Albulena Nrecaj nga Koalicioni  për Integritet Zgjedhor, tha se sipas të dhënave të mbledhura nga monitoruesit e këtij koalicioni dalja në votime deri në orën 16:00 ka arritur deri në 34 për qind, ndërsa sa i përket procesit zgjedhor në përgjithësi ka qenë i rregullt dhe pa ndonjë parregullsi që do të ndikonte në procesin zgjedhor, megjithëse janë raportuar një varg parregullsish.

Nrecaj: Dalja në votime deri në orën 16:00 është shënuar në 34 për qind

“Sipas të dhënave të deritanishme nga monitoruesit e koalicionit, dalja në votime deri në orën 16:00 është shënuar në 34 përqind. Në përgjithësi procesi zgjedhor deri tash ka qenë i rregullt dhe nuk janë shënuar parregullsi te cilat do të ndikonin drejtpërdrejt  në procesin zgjedhor, megjithatë në bazë të raportimeve të vëzhguesve tanë janë raportuar një sërë, parregullsish apo të gjeturash”, tha Nrecaj.

Ndërsa, Albana Merja, e cila gjithashtu është përfaqësuese nga KIZ, tha se janë vërejtur parregullsi të ndryshme nga monitoruesit e tyre dhe se ajo që vlen të theksohet është prezenca e sprejit në gishtat e votuesve ku meqë rast janë evidentuar 36 raste të tilla, më pas votime me asistencë të cilat kanë shkuar deri në 282 raste, si dhe fotografimi i votës që ka arritur deri në pesë raste.

Merja: Një fenomen mjaft shqetësues është prezenca e shenjës së sprejit në gishtat e votuesve

“Janë gjetur disa parregullsi nga vëzhguesit tanë në qendrat e votimit, një fenomen mjaft shqetësues për ne që ka filluar të aplikohet është pikërisht prezenca e shenjës së sprejit në gishtat e votuesve dhe janë evidentuar plotësisht 36 raste të tilla ku votuesit megjithëse e kanë pasur gishtin të lyer me shenjën e sprejit janë lejuar të votojnë përsëri. Gjithashtu vazhdojnë rastet e votimit me asistencë deri më tani janë evidentuar 282 raste të tilla, gjithashtu nga votuesit kemi raste të fotografimit të votës kemi pesë raste të votuara”, tha Merja. 

Koalicioni për Integritet Zgjedhor ka angazhuar 90 monitorues, ku 72 prej tyre janë në të gjitha vendvotimet, ndërsa pjesa tjetër janë angazhuar në ekipe vëzhguese mobile.

KIZ raporton për parregullsi gjatë balotazhit në Drenas

Megjithatë KIZ ka evidentuar disa nga parregullsi gatë procesit zgjedhor.

Albana Merja nga KIZ tha se fenomen shqetësues është prezenca e shenjës së sprejit në  gishtat e votuesve e përkundër kësaj ata janë lejuar që të votojnë përsëri.    

Merja tha se ka pas raste kur disa votues janë lejuar që të votojnë pa llampë.

Sipas KIZ votime me asistencë deri më tani janë evidentuar 282 raste, fotografim të votës pesë raste ndërsa një person ka votuar pa letërnjoftim.

Koalicioni për Integritet Zgjedhor kërkon nga të gjitha partitë që ta administrojnë procesin zgjedhor deri në fund. Sipas KIZ deri më tani kanë votuar 2 përqind më shumë se sa në zgjedhjet e 4 dhjetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat