Die Zeit: Sa para fituan të rinjtë e Velesit, që bënë kryetar Donald Trump? Tre fazat e rëndësishme që kaloi Maqedonia brenda pak kohësh

Aktuale

Die Zeit: Sa para fituan të rinjtë e Velesit, që bënë kryetar Donald Trump? Tre fazat e rëndësishme që kaloi Maqedonia brenda pak kohësh

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 dhjetor 2016 Në ora: 18:38
Kafja Akvarius në Veles

Viktori është 20 vjeçar dhe punon si kamarier në Veles, një qytet i vogël në Maqedoni, shumë pranë Shkupit. Këto nuk janë të dhëna të mjaftueshme për të shkruajtur historinë. Viktori ka bërë pikërisht atë, që ka ndihmuar Donald Trumpin të zgjidhet president. Trump mund të mos ishte në postin e njeriut më të fuqishëm të botës, nëse nuk do kishte lajme të rrejshme, të ashtuaquajtura Fake-news, të shpërndara një milion herë në rrjete sociale por: dezinformuese, shkruan fillimisht gazeta kulturore gjermane Die Zeit.

Përmes Fake-news është sulmuar konkurrentja e Trumpit, Hillary Clinton. Ajo në fakt është një burrë, punonjësit e saj ushtrojnë pedofilinë, ata kanë probleme në tru, ajo vuan nga një sëmundje e pashërueshme, ajo ka tentuar të vrasë themeluesin e ëikiLeaks, Julian Assange. Këto lajme janë servuar si të shkruajtura nga “ekspertët” dhe  nga “burimeve të brendshme”, duke marrë qindra “like” dhe lexime në Facebook. Që ata ishin të shkruajta për qëllime përfitimi, shumë pak lexues e dinin.

Kjo e ndihmoi mjaft Donald Trumpin në fjalimet e tij që çdoherë potenconte se kemi një sistem të manipuluar rigged system. Frikë nga lajmet e tilla ka edhe Gjermania, që mund të ndikonin në zgjedhjet e ardhshme në fillim 2017. Disa politikanë kërkojnë bojkot.

Viktori krijoi një ueb-faqe, për ti shpërndarë lajmet:thedailybox.com. Nuk është se ai ka shkruar vetë lajmet për të mbrojtur Donald Trump, por i ka marrë nga faqet amerikane dhe më pas ai i ka reklamuar si të vetat. “Duhet të njihesh mirë me Facebook. Kjo është më e rëndësishme. Unë u përqëndrova te tregu amerikan, si gjithë tjerët.”

Të gjithë të tjerët janë shumica të rinj nga Velesi, që kanë punuar si Viktori. Ata përfituan para të majme për pak kohë dhe i erdhën në ndihmë Donald Trumpit në kohën e duhur. Nga Facebook për një klik përfiton një cent, ndërsa nga Google ka përfituar paratë e reklamave të postuara. Disa nga Fake-news janë shpërndarë më shumë se 500.000 herë dhe komentuar shumë. Kjo llogari shkonte për Viktorin dhe grupin e tij nga Velesi.

Qytetarëve në Veles dhe Viktorit nuk u interesonte se kush do ishte president i Amerikës, por ajo që ai përfitonte "500 deri 700 euro në muaj.” Kjo shumë është mjaft e mirë për në Maqedoni, ku rroga mesatare është 150 euro.

Një kohë ishin 140 faqe interneti me Fake-news

Viktori nuk është përfituesi më i madh i këtyre lajmeve, por në kafetë e Velesit, diskutohet për një tjetër që brenda 50 ditëve ka përfituar 180.000 euro. Të takosh atë është e pamundur.  Askush se indentifikon, pavarësisht se disa nga ata që i takojmë e njohin personalisht. Kjo është e rrezikshme, mos më indentifikoni në rast se më kërkojnë, duhet t'u ketë thënë ai bashkëqytetarëve.

Trump versus Clinton, një përfitim i artë

Gjatë shëtitjeve në Veles shohim një BMW të re të porositur nga Gjermania. Qyteti duket i ngratë dhe automjetet luksose thuajse nuk ekzistojnë. Dyshimi i parë është se ky person me BMW duhet të jetë përfitues i majmë i lajmeve të rrejshme. Në Veles ka 140 faqe interneti për të shpërndarë lajme të rrejshme, ku disa sosh mbajnë emra si Uspoliticsnow.com, TrumpVision365.com, CentralNewsAmerica.com ose USConservativeToday.com.

Viktor tregon se ka punuar në grup, katër deri në pesë persona, pasi vetë ishte e pamundshme të korrë sukses.

Sa persona kanë punuar me Fake-news gjatë kësaj kohe në Veles?

“Nëse ndokush bën para me Fake-news, ai normalisht se do ndiqet nga të tjerët,” thotë pronari i kafes Akvarius, Veles. “Edhe unë kam përfituar nga klikimet, por duke shkruar recepta të ndryshme për gatime. Kjo nuk është çdoherë ilegale.”

Polarizimi i fushatës mes Trump dhe Clinton, ndihmoi të rinjtë e Velesit që lajmet e tyre të duken më atraktive dhe më të lexuara. Dhe lajmet dezinformuese dhe kundër Clintonit ishin më të lexuara për publikun sesa për Trumpin. Andaj Velesi automatikisht u fokusua te lajmet kundër Clinton.

Fake-news si lëndë toksike dhe epidemi

Me lajme copy-paste nga SHBA, duke ndryshuar vetëm titullin ishin lajmet e të rinjve nga Velesi. Burimi i materialit ishte nga SHBA, ndërsa në Maqedoni është bërë vetëm “rieksportimi” i tyre.

Por pse kjo punëtori në Veles?

Numrat japin përgjigjen e parë. 28 përqind e të rinjve në Maqedoni janë të papunë, ndërsa sipas statistikave tjera kjo shifër shkon deri në 70. Në dhjetë vitet e fundit nga Velesi kanë emigruar shumë qytetarë, disa përgjithmonë. Sot këtu jetojnë 45.000 banorë, shumica e tyre janë pensionistë. Shpesh me rrogën e pensionit ata detyrohen të mbajnë familjen. Gjë që nuk u mjafton.

A janë të rinjtë këtu skrupelozë?

Në qendër të qytetit ndodhet zyra e partisë Social Demokrate (LSDM), dhe aty është pika e takimit mes të rinjve. Në qytet ka një fushë futbolli, qendra Fitnesi, por i ftohti i madh dhe dita e shkurtër i ka bërë të pashfrytëzueshme për të rinjtë gjatë dimrit. Asnjëri prej tyre nuk ka punë të rregullt, studiojnë në Shkup dhe shpresojnë për ditë më të mira. Të gjithë kërkojnë të largohen nga vendi.

Dragan, 22 vjeçar dhe student i informatikës, thekson: “Nëse kemi mundësi emigrimi në Gjermani, Suedi, Australi, Maltë, Katar, atëherë do largoheshim menjëherë.”

Atëherë pse mos merren me Fake-news? Sepse Fake-news janë lëndë toksike? Një epidemi e rrezikshme që mund të shkatërrojë demokracinë tonë,” siç tha Hillary Clinton para pak ditësh?

Biznesi me lajme të tilla filloi kur një ri nga Velesi publikoi një lajm sesi një bashkëmoshatar kishte humbur jetën nga një aksident me motor. Ai fitoi shumë klikime. Por lajmi ishte i rrejshëm. Prej atëherë lajmet e tilla u bënë modë për të rinjtë e Velesit.

Nën Jugosllavinë Velesi kishte një fabrikë të rëndësishme për përpunimin e zinkut, por me pavarësimin e saj në 1991, shumica e banorëve mbetën papunë dhe fabrika do mbyllej përfundimisht në 2000. Vendi vuan nga shëndetësia dhe shumë foshnja lindin me pasoja shëndetësore.

Pas rënies së komunizmit vendi shpresonte lirinë dhe në kuadër të BE të zhvillohej më tepër. Mëgjithatë sot shteti sundohet nga një klikë njerëzish të korruptuar, nuk ka media të lira, por vetëm lajme propaganduese. Demokracia dhe BE-ja, të dyja janë kthyer në Fata Morgana.

"Gazetaria këtu është një luftë, për të shkatërruar kundërshtarin," thotë Naser Selmani, kreu i shoqatës së gazetarëve.

Për krahasim: Në 2015 shumica e të rinjve dolën nëpër rrugë për të protestuar kundrejt cinizmit dhe keqpërdorimit të pushtetit nga qeveria e Maqedonisë. Të gjithë menduan se qeveria ishte pranë rënies, por ajo mbijetoi.

Më pas Maqedonia u bë Kështjella e Europës si pasojë e korridorit të refugjatëve. Në kufirin me Greqinë u ndërtua një mur, për të parandaluar refugjatët të futen ilegalisht në vend. Kështu që hëpërhë u harruan problemet e brendshme të vendit, por ajo që shteti u kthye në faktor i rëndësishëm për mbrojtjen e BE.

Në verë 2016 përsëri vendi mori një rol të rëndësishëm - qendrën e lajmeve Fake-news. Këto lajme nga Maqedonia u ngritën si një sabotazhë e gjeneratës së re, që nuk ka jetuar ndryshe por vetëm nën cinizëm dhe lakmi, andaj këtu mund të përfundojmë: Pikë së pari secili duhet të shikojë, ku qëndron vetë. E vërteta në këto kushte nuk luan rol të rëndësishëm./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat