Xhemajlaj ka një mesazh: Shihemi pas tetë muajsh

Aktuale

Xhemajlaj ka një mesazh: Shihemi pas tetë muajsh

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 21:25
Kandidati i NISMA për Kosovën Isa Xhemajlaj

Disa orë pas mbylljes së vendvotimeve për kryetar të Drenasit kandidati për kryetar të Drenasit Isa Xhemajlaj ka dalë në konferencë për media duke pranuar kështu humbjen e tij përballë kandidatit nga PDK-ja Ramiz Lladrovci.

Ndonëse ai tha se ka pritur një rezultat më të mirë tha se rezultatet janë të pranueshme edhe pse fajin për humbjen e  tij në këtë qytezë ia hodhi qeverisë qendrore.

 Xhemajlaj: Na mundi i tërë mekanizmi shtetëror

“Sonte kam pritur një rezultat më të mirë por duke pasur parasysh se tërë aparati shtetëror gjatë këtyre gjashtë javëve ishte përqendruar në këtë qytezë të vogël me lloj-lloj arsenali që kishte sjellë këtu nuk më mbetet asgjë tjetër përveç se t’i falënderoj të gjithë banorët e Drenasit të cilët pas 17 viteve e sollën demokracinë  ku për herë të parë një parti e cila konsiderohej se ishte bastion dhe i pathyeshëm qytetarët vendosën ta dërgojnë në balotazh”, tha Xhemaljaj.

 Sipas tij qytetarët e Drenasit nuk kanë mundur t’i rezistojnë gjithë atij presioni, kërcënimeve dhe shantazheve që u janë bërë nga PDK-ja.

 Në këtë konferencë Xhemajlaj ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan në këtë garë, AAK-në, AKR-në por jo edhe kandidatin e pavarur Xhavit Drenori për të cilin tha se e ka tradhtuar gjatë rrugës edhe pse i kishte premtuar se do ta ndihmojë.

 Xhemajljaj: Drenori nuk e vazhdoi ndryshimin

 “Mua më vjen keq që Drenori(Xhavit) nuk e vazhdoi ndryshimin por e la në gjysmë,. Të gjithë ata votues të tij doli se ata nuk e votuan ndryshimin por mbetën aty ku ishin. E gjithashtu edhe LDK që për shkak të raporteve që kanë nuk kanë votuar”, tha Xhemajlaj.

Pavarësisht humbjes Xhemajlaj tha se në këto zgjedhje fitoi demokracia, fitoi qytetari i Drenasit dhe këtë betejë do ta vazhdojë edhe pas tetë muajsh kur premtoi se do të kandidojë sërish për kryetar.

 Xhemajlaj: Shihemi pas tetë muajsh

“Kjo betejë e jona e filluar tani do të vazhdojë përsëri sepse pas tetë muajsh do të jemi prapë. Unë do të vazhdoj rrugën bashkë me banorët e Drenasit”, tha Xhemajlaj.

 Pas balotazhit që u mbajt sot Ramiz Lladrovci ka marrë shumicën e votave për kryetar të Drenasit duke lënë prapa Xhemajlajn e Nismës.

Xhemajlaj pranon humbjen në Drenas

Kandidati i NISMA për Kosovën Isa Xhemajlaj, ka thënë se ai dhe partia e tij kanë pritur rezultate më të mira në balotazhin e Drenasit.

Ai tha se i tërë arsenali shtetëror ishte përkujdesur që të PDK-ja të dalë fituese në këto zgjedhje.

Xhemajlaj tha se qytetarët e Drenasit kanë pasur presion që të votojnë për kundërshtarin e tij Ramiz Lladrovcin.

Megjithatë, Xhemaljaj ka thënë se beteja për komunën e Drenasit e do të vazhdojë pas  tetë muajsh.

Këto deklarata kandidati i NISMA-s i ka bërë në një konferencë për media pak minuta më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat