Thaçi: E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO

Aktuale

Thaçi: E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 19:50
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Konferencën e katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës

(E plotësuar) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar suksesin e shënuar nga xhudistja Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, për të cilën tha se është Ambasadorja më e mirë e Kosovës, që na bëri të gjithëve krenar, duke e fituar medaljen e artë.

Presidenti Thaçi bëri këtë vlerësim në hapjen e Konferencës së katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku veç Presidentit Thaçi, të pranishëm ishin edhe kryeministri Mustafa, ministri Hoxhaj dhe shumë ambasadorë, raporton KosovaPress.

“Institucionet e Kosovës janë duke bërë çdo gjë, që sfidat e deritashme të tejkalohen”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se të shohim ku ishim dhe ku jemi.

Thaçi: E ardhmja e Kosovës anëtarësimi në BE dhe NATO

“Kemi arritur të Artikulojmë një politikë të jashtme të qartë, duke identifikuar interesat e shtetit tonë dhe mekanizmat për t’i realizuar qëllimet tona dhe kemi bërë të qartë se e ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO dhe politika jonë angazhohet në realizimin e kësaj aspirate. Kosova brenda më pak se një dekade nga konsolidimi i shtetësisë së saj, ka arritur sukses të konsolidojë shtetësinë e saj, duke operuar në një ambient ndërkombëtar tepër anarkik që dominohet nga polarizimet ndërshtetërore, të cilat manifestohen edhe brenda organizatave ndërkombëtarë si kurrë më parë. Përkundër këtij ambienti tepër kompleks, Kosova është njohur nga 82 për qind e shteteve anëtare në BE-së”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka shtuar se kemi qenë të suksesshëm edhe në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, si Konventa e Arbitrazhit etj.

“Viti 2016 ka qenë veçanërisht i suksesshëm në arenën ndërkombëtare sportive. Ambasadorja më e mirë e Kosovës Majlinda Kelmendi na bëri të gjithëve krenar, duke e fituar medaljen e artë”, ka thënë Presidenti.

Ai ka shtuar se marrëdhëniet e veçanta me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n janë thelbi i politikës sonë të jashtme.

Kurse kryeministri Isa Mustafa tha se kur bota po kalon nëpër konflikte, diplomacia është bërë prioritet i rëndësishëm anë e kënd botës.

Image

Isa Mustafa: Diplomacia e jashtme prioritet i Qeverisë

“Në kohën kur bota po kalon përmes konflikteve, ndryshimeve dhe dinamikave të reja politike, diplomacia është bërë prioritet i rëndësishëm i shteteve anë e kënd botës përtej dimensioneve përfaqësuese, ndërlidhëse negociuese dhe lobuese, politika e jashtme dhe diplomacia për shtetet e reja siç është Kosova, kanë rëndësi specifike duke qenë të pazëvendësueshme për fuqizimin e subjektivitetit shtetëror, afirmimin e vlerave kombëtare dhe përmbylljen e proceseve jetike, siç janë proceset që duhet t’i përmbyllim edhe ne”, tha Mustafa.

Kryeministri foli për sukseset që ka arritur Kosova, si marrëveshja e MSA-së, pranimi në UEFA dhe FIFA, ndërsa vlerësoi se kemi hyrë në fazën e re të bashkëpunimit me NATO-n.

Kryeministri shtoi se vëmendja e politikës është fokusuar në zgjidhjen e problemeve me Serbinë.

“Sot çështja e Kosovës është çështje që duhet të zhvillohet më shumë në pikëpamje të jashtme. Sfida më e madhe në botë sot është lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kosova është rreshtuar në krah të shteteve të cilat e kundërshtojnë këtë”, tha Mustafa.

Image

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se prioritetet e politikë së jashtme, nuk janë monopol i MPJ-së, por se ato duhet të gërshetojnë me nevojat e qytetarëve.

Image

Hoxhaj: Diplomacia e jashtë gërsheton interesat e tërë shoqërisë

“Prioritetet e politikës së jashtme nuk janë në asnjë mënyrë një monopol i ndonjë ministrie të vetme, mesë paku të MPJ-së, por se ato duhet t’i gërshetojnë interesat dhe kërkesat e një shoqërie të tërë. Prandaj kjo konferencë synon që të kemi koordinim më të mirë në politikën e jashtme dhe promovon një qasje ndërsektoriale në politikën e jashtme. Kjo është arsyeja pse janë ftuar shumë ministra, shumë deputetët, shumë kryetarë të komunave, përfaqësues të mediave, të shoqërisë civile dhe mysafir ndërkombëtar”, tha ministri Hoxhaj.

Ndryshe, Konferenca do të zgjasë deri më 23 dhjetor 2016, ku qëllimi i Konferencës është  nxjerrja dhe përgatitja e planit të MPJ-së për 2017, i cili duhet të jetë në përputhje me planin dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar suksesin e shënuar nga xhudistja Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, për të cilën tha se është Ambasadorja më e mirë e Kosovës, që na bëri të gjithëve krenar, duke e fituar medaljen e artë.

Presidenti Thaçi bëri këtë vlerësim në hapjen e Konferencës së katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Institucionet e Kosovës janë duke bërë çdo gjë, që sfidat e deritashme të tejkalohen”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se të shohim ku ishim dhe ku jemi.

“Kemi arritur të artikulojmë një politikë të jashtme të qartë. E kemi bërë të qartë se e ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO. Kosova brenda më pak se një dekade nga konsolidimi i shtetësisë, ka arritur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Është njohur nga 82 për qind e shteteve anëtare të BE-së. Kemi qenë të suksesshëm edhe në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, si Konventa e Arbitrazhit etj. Viti 2016 ka qenë veçanërisht i suksesshëm në arenën ndërkombëtare sportive. Ambasadorja më e mirë e Kosovës Majlinda Kelmendi na bëri të gjithëve krenar, duke e fituar medaljen e artë”, ka thënë Presidenti.

Ai ka shtuar se marrëdhëniet e veçanta me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n janë thelbi i politikës sonë të jashtme.

Ndryshe, Konferenca do të zgjasë deri më 23 dhjetor 2016, ku qëllimi i Konferencës është  nxjerrja dhe përgatitja e planit të MPJ-së për 2017, i cili duhet të jetë në përputhje me planin dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat